Vetëm dje në Kosovë u vaksinuan mbi 2 mijë qytetarë

Gjatë ditës së enjte (20 maj 2021), në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe komunat e Kosovës janë dhënë 2.097 vaksina kundër COVID-19, ndërsa totali i vaksinave në nivel vendi dje ka arritur në 55.237.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.
MSh u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.
Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.
Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë: