Vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të reja me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë të vdekur, ndërsa janë shëruar 14 persona.

Numri i rasteve aktive është 162.

Numri i testimeve të kryera gjatë kësaj kohe është 1 mijë e 328.