Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila nuk e ka fituar asnjë komunë në raundin e parë zgjedhor në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën dje në vend.
Madje kjo parti nuk ka arritur që të fitojë as kryeqytetin, me të cilin ka qeverisur për 4 vite në krye me Shpend Ahmetin.
Vetëvendosje do të garojë në balotazhin e Prishtinës, Prizrenit, Podujevës, Kaçanikut dhe Kamenicës.
Në Prishtinë kandidati i VV-së Shpend Ahmeti prin 43.49 % të votave, ndaj Arban Abrashit të LDK-së i cili ka marrë 35,87 % të votave.
VV prin edhe në Kamenicë me kandidatin e saj, Qendron Kastratin i cili ka marrë 34,22% të votave, ku do të garojë me Shaip Surdullin e LDK-së me 28,04% të votave.
VV është renditur e dyta në Prizren, Podujevë e Kaçanik.








