Vetëvrasje në masë, dy gra marrin në qafe veten dhe 6 fëmijët e adoptuar

Një furgon u rrëzua në një greminë, ku për pasojë humbën jetën dy gra dhe gjashtë fëmijë të birësuar nga to. Ngjarja ka ndodhur në California, SHBA, ndërkohë që policia nuk ka konstatuar shenja frenimi dhe as ngadalësimi. Makina përfundoi në oqeanin Paqësor, duke u përplasur egërsisht me shkëmbinjtë.

Policia vijon intensivisht hetimet lidhur me aksidentin e ndodhur më 28 mars, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet për vetëvrasje në masë. Natën e së premtes, u hoq dorë zyrtarisht nga kërkimi i trupave të tre nga gjashtë fëmijët për shkak se nuk u gjetën askund, duke u deklaruar të zhdukur.

Në veturë gjendeshin dy gra lesbike 38-vjeçare, të martuara prej dhjetë vitesh të cilat ksihin adoptuar gjashtë fëmijë me moshë nga 18 deri në 12 vjeç, të cilët ishin ulur në karriget e pasme.

Dy gratë, Jennifer dhe Sarah Hart, gjetën vdekjen e menjëhershme, ashtu sikundër tre nga gjashtë fëmijët. Aksidenti nuk kishte dëshmitarë, por u zbulua vetëm nga një kalimtar i cili po kalonte në rrugën panoramike.

Fqinjët e dy grave, Briue dhe Dana Dekalb kishin telefonuar entin për mbrojtjen e fëmijëve, për të denoncuar keqtrajtimet, por kur ata mbërritën shtëpia ishte bosh. Familja ishte nisur për një shëtitje, nga e cila nuk u kthyen kurrë.

Zonja Dekalb deklaroi se njëri nga fëmijët, 14-vjeçari Devonte, kishte shkuar në shtëpinë e tyre për tu kërkuar nëse mund të fshihte ushqim pas kangjellave të tyre, për shkak se nënat i linin pa ushqim si ndëshkim.

Ndërkohë vajza Sierra, kishte shkuar në shtëpinë Dekalb, duke deklaruar se një nga nënat e rrihte egërsisht, shkruan noa.al.

Një nga gratë Sarah, kishte pasur probleme me ligjin edhe në vitin 2011, kur ishte deklaruar fajtore për rrahjen e njërës nga vajzat, por më tej kërkoi ndjesë duke thënë se kishte humbur durimin.