Lamborghini është sinonim i motorëve me djegie të brendshme, por edhe kompania “Sant’Agata” ka plane për makinat elektrike. Firma premton se do të shohim makinën e saj të parë tërësisht elektrike – një GT elegant me dy dyer 2+2 – në vitin 2028. Krahas tij do të jetë pasardhësi i Urus, një SUV plotësisht elektrik.
Është e drejtë të thuhet se Lamborghini ka hezituar për të dalë me energji elektrike, gjë që nuk është befasi duke pasur parasysh se shumë nga suksesi i firmës ka ardhur nga njësitë V10 dhe V12.
Por në lansimin e hibridit të parë plug-in të markës, Revuelto-s së re, drejtori ekzekutiv i Lamborghini, Stephan Winkelmann i tregoi Auto Express për planet e kompanisë për veturat elektrike, duke thënë: “Vetura e plotë elektrike mund të jetë edhe më emocionale se një makinë me motor me djegie të brendshme”.
Shefi teknik Rouven Mohr mbështeti mendimet e Winkelmann mbi planet e markës për angazhimin e EV. Ai na tha se “ka gjëra që mund të bësh me veturat elektrike e që nuk mund t’i bësh me makinat me motor me djegie të brendshme”, të cilat mund të fokusohen në sistemin e fuqisë rrotulluese për të rritur shkathtësinë dhe për të kompensuar peshën e një vetureje elektrike.
Shefi i dizajnit të kompanisë, Mitja Borkert, tha për Auto Express, “vetura e re do të marrë 1,000 për qind të ADN-së së dizajnit të Lamborghini. Nuk do të dëmtojë ose shqetësojë asnjë nga linjat tona të modeleve të tjera. Por pseudonimi im për veturën është një ‘anije kozmike GT’”.
Një trup i lëmuar, i ulët, me dy dyer duhet të ndihmojë në ofrimin e efikasitetit dhe rrezes mbresëlënëse të vozitjes, por kjo nuk do të jetë një prioritet sepse Lamborghini do të synojë performancën.
Ndërsa vetura elektrike e Lamborghini është disa vite larg, shefi i marketingut Federico Foschini tha “ne do të lëshojmë një ‘teaser’ vitin e ardhshëm përpara se të arrijmë në produktin përfundimtar”. Kjo sugjeron që një koncept që parashikon 2+2 GT është në horizont.