Vetura godet këmbësoren në Aktash (Foto)

Një këmbësore është goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën në zebra në lagjen Aktash në Prishtinë.

Këmbësorja në moshë mesatare ka pësuar lëndime nga goditja e veturës teksa qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë.

Ndërsa po e njëjta veturë e ka dërguar për në QKUK.

Agjencia e Lajmeve Informimi.net ka siguruar fotografi nga ky rast, ndërsa mëson se në vendngjarje nuk  ka dal Policia e as autoambulanca.