Ballina Lajmet Kosovë Vetura godet një të moshuar në Prishtinë, dërgohet në spital

Vetura godet një të moshuar në Prishtinë, dërgohet në spital

Një i moshuar është goditur nga një veturë mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Këmbësori si pasojë e goditjes ka pësuar lëndime, me ç’rast edhe është dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana bëri të ditur se tashmë me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha ai.