Vetura me shitje më të shpejtë në Amerikë ka një çmim prej 174,995 dollarë

Chevrolete Corvette i ka lënë vendin një modeli edhe më të shtrenjtë pas disa muaj mbajtje të statusit të modelit që gjen më lehtë një klient.

Megjithëse klientët e Corvette paguajnë mesatarisht 85,359 dollarë, ajo qëndron në sallone vetëm 9,5 ditë para se të shkojë në duart e një pronari të ri.

Por ka një veturë që gjen një blerës edhe më shpejt. Zgjat 9,4 ditë dhe fillon me 174,995 dollarë. Besoni apo jo, është Mercedes-i G-Class, rezultatet për muajin maj janë mbresëlënëse sipas raportit mujor iSeeCars, transmeton Telegrafi.

Në vendin e tretë është një model tjetër i madh dhe i shtrenjtë: Cadillac Escalade me një çmim mesatar prej 101,836 dollarë dhe qëndron në stok vetëm 10,8 ditë.

Kjo pasohet nga Hyundai dhe Kia dhe disa modele Toyota.

Modeli i vetëm evropian që hyn në top 20 është Volkswagen ID.4 në vendin e 18-të me 16.2 ditë pritje deri tek klienti. Mesatarja e industrisë është 47.1 ditë dhe 38,000 dollarë.

Në tregun e makinave të përdorura, situata është shumë e ndryshme.

Mazda MX-5 Miata është vetura me shitjen më të shpejtë, e ndjekur nga Tesla Model 3 dhe Chevrolet Corvette.

Këtu, mesatarja e tregut është 34.8 ditë dhe 29.540 dollarë.