Vetura përplaset në mur, humb jetën pasagjeri

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Prizren rreth orës 20:20, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Sipas njoftimit, është arrestuar i dyshuari, në këtë rast shoferi i veturës pasi që derisa ishte duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte përplasur në një mur, ku për pasojë ka humbur jetën një person tjetër ishte me të në veturë, shkruan lajmi.net.

Mjekët kanë bërë të ditur se pasagjeri i cili ishte në veturë kishte ndërruar jetë menjëherë ndërkaq, i dyshuari (shoferi) kishte marr lëndime trupore ku dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.