Videoja tregon veturën Rivan R1T që lëviz në liqen

Rivian R1T është një nga makinat elektrike më emocionuese në shitje sot.

Një pronar vendosi të shtyjë kufijtë e atij emocioni duke e ngarë EV-në drejt liqenit Bear Lake në Idaho në mënyrë që të vendoste barkën në ujë.

Pronari i këtij Rivian R1T të veçantë është youtuberi me emrin në platformë Rivvit. blog, që ngarkoi një video të aventurës ujore së bashku me një përshkrim të ngjarjeve.

Sipas pronarit, kjo ide për ta futur Rivianin e tyre në Bear Lake ishte një qëllim i tyre që kur ata porositën paraprakisht veturën elektrike në shkurt të vitit 2020.

Bear Lake ndodhet pikërisht në kufirin e Idahos dhe Utah.