Vinicius me kontratë të re te Reali

Sulmuesi i krahut, Vinicius Junior së shpejti do të firmosë kontratë të re afatgjate me skuadrën e Real Madridit.

E përditshmja “Marca” shkruan të martën se palët tashmë e kanë arritur marrëveshjen, e cila pritet të bëhet zyrtare muajin e ardhshëm.

Braziliani do të firmosë kontratë të re pesëvjeçare me pagë dukshëm më të lartë pas formës së mirë që e tregoi edicionin e fundit me fanellën e Realit.

Me kontratën e re, Vinicius do të jetë pjesë e Realit deri në vitin 2028 dhe do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliard eurosh. 22-vjeçari pati 23 gola e 21 asistime në të gjitha garat edicionin e fundit, ndërsa është pjesë e klubut spanjoll prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Flamengo.