Visar Ymeri përfundimisht ndan rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje (FOTO)

Dikur ishte dhe kryetar i saj por tashmë Visar Ymeri duket se ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas dorëheqjes publike të cilin e bëri ditë më parë ku pasoi dhe zyrtarizimi i grupit parlamentar, ai ka bërë edhe hapin e tij të fundit, njofton Klan Kosova.

Pikërisht në ditën dhe kur u votua demarkacioni, ish kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka lënë të nënkuptojë se i ka dhënë fund edhe punës së tij në Vetëvendosje.

Kështu të paktën duket pasi në profilin e tij zyrtar në facebook figuron dhe momenti kur ai ka specifikuar në datë largimin përfundimtar të tij nga ky subjekt partiak duke ndryshuar dhe statusin e tij të punës, njofton Klan Kosova.