Viti i ri shkollor, MASHTI takim me drejtorët e arsimit të komunave

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të mbaj sot takim me kolegjiumin e drejtorëve komunal të arsimit për të diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Po ashtu gjatë takimit pritet të diskutohet edhe për skenarët e fillimit të këtij viti shkollor.

Kryetari i AAK-së, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar për Telegrafin se takimi do të fillojë nga ora 10:00.

“Sot në ora 10.00 e kemi takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunal të arsimit me përfaqësues të MASHTI ku do të diskutohet rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe skenarit për fillim të vitit të ri shkollor”, tha Ibrahimi