Viti i Ri, një i plagosur e gjashtë të lënduar

Një person nga Shtimja është plagosur nga plumbi qorr si pasojë e festimeve të Vitit të Ri.

Në Qendrën Emergjente të QKUK’së kanë kërkuar ndihmë gjithsej gjashtë raste deri tani, njofton Klan Kosova.

Dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe kanë përfunduar me amputim duarsh, si pasojë e lëndimit nga mjetet piroteknike derisa katër raste të tjera janë paraqitur me lëndime të lehta po ashtu si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.