Vitin e kaluar Palestinën e vizituan mbi 3 milionë turistë

Edhe pse të përballur me pushtimin e vazhdueshëm izraelit, Palestina vitin e kaluar ka shënuar rritje të vizitave të turistëve nga mbarë bota, transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria palestineze e Turizmit dhe Trashëgimisë Historike njoftoi se territorin palestinez vitin e kaluar e kanë vizituar 3.049.753 turistë. Në njoftim thuhet se kjo është paraqet rritje për 12,3 për qind krahasuar me vizitat e vitit 2017. “Vlerësuam se në rastin më të mirë mund të arrijmë shifrën prej tre milionë turistëve, por kjo është mbi të gjitha pritshmëritë”, theksohet në njoftim. Ministria paralajmëroi se do të vazhdojnë me masat për të cilat shpresojnë se edhe sivjet do të rezultojnë me rritje shtesë të vizitave turistike.