Vjen fitorja e parë sezonale për Liverpoolin, fiton ndaj Crystal Palaces (Video)

Pas barazimit 3-3 ndaj Watforidit, Liverpooli ka gjetur fitoren e parë sezonale në Ligën Premier.
Reds fituan ndaj Crystal Palaces me rezultat 1-0. Pjesa e parë ishte me pak raste, por e kontrolluar nga vendasit. E dyta filloi me rastin e Christian Bentekes, por belgu nuk u tregua i saktë.
Goli i vetëm në takim erdhi nga Sadio Mane në minutën e 73-të. Pas kësaj fitore Liverpooli renditet në vendin e katër me katër pikë, ndërsa ndeshja e ardhshme është ndaj Arsenalit. /telegrafi/