Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vjenë, dy të plagosur nga të shtënat me armë

Vjenë, dy të plagosur nga të shtënat me armë

Të paktën dy persona janë plagosur gjatë të shtënave në një restorant tejet popullor për turistët në qendrën historike të kryeqytetit austriak, Vjenë.

Ende nuk ka shumë detaje mbi këtë incident, apo mbi motivet e të shtënave.

Por, nga sa raportohet, të shtëna janë dëgjuar në restorantin “Figlmueller”, i ndodhur vetëm pak metra nga Katedralja “St. Stephen” e Vjenës.

Policia e ka konfirmuar ngjarjen, por nuk jep detaje për momentin.