Vjosa Osmani ndan medalje presidenciale për ushtarët e dalluar të FSK-së

Komandatja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medalje presidenciale për ushtarët e dalluar.

Osmani ndau medaljet për ushtarët që treguan performancë të lartë në shkollim, trajnim ushtarak si dhe prezentim të denjë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nëntorger, Arilena Shala, rreshter Fazli Kashtanjeva, kapiten Fitim Kadrijaj, rreshter Hysen Fetahu, nëntoger Iliran Bunjaku dhe tetar Sokol Ahmeti janë ushtarët e dalluar që u dekoruan nga presidentja Osmani.