Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, nënkryetarja, Arbërie Nagavci ka thënë se për shkak se kryetari aktual i Kuvendit, Glauk Konjufca është emëruar ministër kjo pozitë ka mbetur e lirë.

Ndërkohë, deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku ka propozuar Vjosa Osmanin e LDK-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net.

Me 65 vota për Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Vota kundër dhe abstenime nuk ka pas.