Vlora Spanca zgjidhet auditore e përgjithshme, opozita nuk e mbështet

Vlora Spanca është zgjedhur në pozitën e auditores së përgjithshme me 67 vota për.

Ajo në Kuvend ka ardhur me propozim të presidentes Vjosa Osmani.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se procesi duhet të kthehet në pikën zero, për arsye që sipas tij, ajo është motra e njërës nga këshilltaret e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se fakti që nga procesi janë tërhequr edhe njerëz kredibil, bën procesin jotransparent.

Deputeti Armend Zemaj ka thënë se fakti që motra e saj është në Zyrën e Kryeministrit, ajo nuk duhet të marrë pozitën e auditores, duke shtuar se një gjë e tillë do t’ia humbte kredibilitetin këtij institucioni.

Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kandidati për auditor nuk zgjidhet vetëm nga një institucion. Sipas tij, ajo ka marrë pikët e nevojshme nga komisioni dhe Ambasada britaneze.