Vodhi Ferrarin, por nuk shkoi larg – vetura kishte qenë në “rezervë”

Një ngjarje e pazakontë ka habitur edhe policinë holandeze. Gjithçka filloi kur një veturë sportive Ferrari F8 Spider, u raportuar si e vjedhur.

Personat që e kishin vjedhur veturën duket se nuk i kishin bërë mirë llogaritë – duke mos e ditur që pronari i veturës italiane e kishte lënë në “rezervë”.

Bëhet fjalë për veturën me motor 3.9 litra V8 që prodhon 720 kuaj-fuqi, që do të duhej ta ndihmonte hajnin t’i ikë policisë pa ndonjë problem.

Megjithatë policia pati fat, pasi motori i fuqishëm nuk është edhe aq ekonomik. Vizitat e shpeshta në pompa të derivateve, nuk janë ndonjë risi për pronarët e këtyre lloje të veturave.

Në fakt hajni tentoi të arratiset nga policia, por në një moment i mbeti pa benzinë dhe kështu u detyra të dorëzohet në polici.