Vogëlushja siriane ecë dhe lëvizë sërish në sajë të kujdesit nga mjekët turq (Foto)

Njëvajzë tetëvjeçare siriane, e cila humbi njërin krah dhe aftësinë për të ecur si pasojë e sulmit të regjimit të Bashar Al Asad, ka bërë hapat e parë pas 20 muajsh, falë trajtimit të saj në Turqi.

Rayyan Qasim dhe familja e saj po luftojnë për të rindërtuar jetën e tyre pasi shtëpia e tyre u bombardua në nëntor 2016.

Duke humbur krahun e saj, dhe me një predhënë kokë, si dhe duke humbur aftësinëe tëecurit nga lëndimi në tru, Rayyan tani është e lumtur që ështënë gjendje të ecë përsëri dhe të ketë një krah të ri në formë të protezës.

AA Photo

Babai i Rayyan, i cili kishte shtatë fëmijë, humbi të birin katërvjeçar, dhe arriti ti dërgoj dy fëmijët e tjerë të plagosur në spital.

“Falënderoj Turqinë, mjekët turq dhe administratën spitalore të cilët e trajtuan vajzën time shumë shumë mirë,” tha Qasimi.

“Mjekët u kujdesën mirë për mua, kam filluar të ecim tani, dua të falënderoj të gjithë mjekët dhe Turqinë”, shtoi Rayyan.

Rayyan i duhet mjaft kohë për të ecur pa ndihmën e askujt, dhe ajo do të vijë në Turqi çdo gjashtë muaj për të bërëkontrolle deri sa të mbushë 15 vjet. /MESAZHI/