Vojvoda me shifrat fantastike në Serie A

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda i ka regjistruar 149 ndeshje në Serie A të Italisë me fanellën e Torinos dhe Comos.

Përkundër këtij numri të madh të ndeshjeve kampionale, mbrojtësi i krahut nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq dhe për këtë është lavdëruar nga e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Deri më tani në Serie A, Vojvoda ka edhe 4 gola të shënuar e 14 asistime përgjatë këtyre 149 paraqitjeve.

Në fillim të këtij viti, ai iu bashkua Comos nga Torino, ekip për të cilin ka luajtur 127 ndeshje dhe ishte transferuar në verën e vitit 2020.

Gjithashtu, Vojvoda ka edhe 71 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës, me të cilën ka debutuar në vitin 2017 kurse vetëm një herë është përjashtuar nga loja me karton të kuq.