Gjenerata e parë e pick-upit Amarok u zhvillua në zyrat e Volkswagenit, por gjenerata e dytë është produkt i bashkëpunimit me Fordin, prandaj nuk është çudi që ngjan me Rangerin.
Modeli origjinal, pra gjenerata e parë, ende shitet në Amerikën e Jugut. Pasardhësi i pick-up-it të vjetër është në fazën e ndërtimit, por edhe ai nuk do të jetë projekt vetëm i Volkswagenit.
Volkswagen do t’i japë pick-up-it të ri ADN kineze. Marcellus Puig, drejtori ekzekutiv i VW Argjentinë, tha për portalin Motor1.com Argentina se do të zhvillojnë modelin e ri me ndihmën e grupit kinez SAIC.

Projekti do të kërkojë një investim prej 580 milionë dollarësh për ndërtimin e pick-up-it në Argjentinë deri në vitin 2027. Gjenerata e parë do të mbetet në prodhim deri atëherë.
Amarok-u i ri për Amerikën e Jugut mund të lidhet mekanikisht me Maxus Interstellar X, që në Australi shitet si LDV Terron 9 (në foto më poshtë), që do të thotë kalim nga shasia me kornizë çeliku në karroceri monokok.
Pick-up-i me kabinë të dyfishtë shitet në Kinë me motor turbo-dizel 2.5 litra dhe sistem elektrik me dy motorë. Ky hap është fitimprurës për financat e Volkswagen-it, pasi kursen para për zhvillimin e modelit të ri.








