Volkswagen po redukton prodhimin e modelit elektrik ID.4

Ekspertët e tregut të veturave elektrike pohojnë se rënia e kërkesës në Evropë, është ndikuar pjesërisht nga politika më e fundit e çmimeve e zbatuar nga kompania amerikane Tesla.

Sipas raporteve të mediave gjermane, punëtorët në fabrikën e Volkswagen në Emden, të cilët montojnë modelin elektrik ID.4, dhe së shpejti duhet të montojnë limuzinën elektrike ID.7 të prezantuar së fundmi, do të shkojnë në një pushim të gjatë të paplanifikuar këtë verë për shkak të reduktimit të dukshëm të kërkesës.

Menaxhmenti i fabrikës mori vendim që fabrikat ku prodhohet ID.4 do të ndërpresin punën për gjashtë javë. Përveç kësaj, do të ketë vetëm një turn për dy javë, dhe 300 nga 1500 punëtorët e përkohshëm në gusht nuk do t’u vazhdohet kontrata, pasi prodhimi i ID.7, i cili duhej të fillonte në korrik, është vonuar disa muaj. Në të njëjtën kohë, prodhimi i modeleve Volkswagen me motorë me djegie të brendshme mbetet i pandryshuar.

Aplikimi i rritjes së kapacitetit prej 6 për qind – dhe përmirësime të tjera në efikasitetin e energjisë me modelin e përditësuar – mund të sugjeroj një rreze afër shifrës prej 550 kilometrave në testimet WLTP, por shifra e saktë nuk është konfirmuar ende.

Raportimet sugjerojnë se Model 3 i përditësuar mund të përfitojë nga bateritë e reja me fosfat hekuri litium mangan (LMFP) të dizajnuara nga prodhuesi kinez i baterive CATL, të quajtura bateritë ‘M3P’.

Bateritë LMFP të CATL raportohet se kanë densitet më të madh prej 15 për qind në dallim me bateritë me fosfat hekur litium (LFP) në modelin aktual Tesla 3, me jetëgjatësi të përmirësuar në krahasim me një bateri LMFP nga një furnizues tjetër.

Këto raporte nuk janë konfirmuar ende – dhe raporti i “36kr” i cili dha detaje mbi rritjen e kapacitetit të baterisë nuk bënë të ditur se nëse bateria e re me 66kWh do ta përdorë kiminë e CATL “M3P”.