Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, sot protestohet dhe kërkohet dënim maksimal ndaj të dyshuarve

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka paralajmëruar një protestë për sot në orën 12:00, pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Protesta do të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.

“Drejtësi për gratë”, është motoja nën të cilën do të mbahet kjo protestë, ndërsa do të marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në njoftim thuhet se kërkesat e protestës janë adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, lidhur me vrasjen e 18-vjeçares është arrestuar një person, ndërsa një tjetër është në kërkim nga policia.

Lidhur me të dyshuarin e arrestuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masë paraburgimi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”