Vrasja e grabitësit në Shtime, dy vëllezërit në ndalim 48 orësh

Rreth 03:00 të mëngjesit të sotëm në Shtime një person ka mbetur i vdekur derisa bashkë me një tjetër kishin hyrë në një shtëpi private për të grabitur.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar për klankosova.tv se gjatë konfrontimit me grabitësit i plagosur me revole ka mbetur pronari i shtëpisë.

“Trupi i pajetë i njërit prej grabitësve është gjetur 300 metra larg shtëpisë prej kur ka ndodhur vjedhja grabitqare”, ka thënë Jashari, njofton Klan Kosova.

“Nuk dihet ai ka ardhur deri te vdekja. I vdekuri ka pasë një plag në gjoks, por shkaqet e vdekjes dihen pasi të kryhet obduksioni”.

“Pronarëve të shtëpisë iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, ka shtuar ai.

Ideniteti i viktimës, Jashari, ka thënë se ende nuk dihet.