Një fjalosje mes dy vëllezërve në fshatin Bokshiq të Klinës ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur pas orës 15:00.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë i plagosur është dërguar në Spitalit të Pejës ku edhe ka vdekur para se të nisej drejt transferimit në QKUK.
“Rreth orës 15:08 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari është arrestuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, është arrestuar i dyshuari dhe po vijojnë me procedurat hetimore. Janë sekuestuestuar edhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në vendin e ngjarjes” deklaroi Gashi.








