Vriten 2 paqeruajtës të OKB-së dhe 4 të tjerë plagosen në një shpërthim në Mali

Dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Mali kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi të një mjeti shpërthyes të improvizuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Misioni i stabilizimit i OKB-së në Mali (MINUSMA) njoftoi se incidenti ndodhi në zonën veriore të fshatit Tessalit në rajonin Kidal, pasi automjeti i tyre goditi mjetin shpërthyes gjatë një patrullimi të kërkimit dhe zbulimit të minave.

Që nga viti 2012, Mali po lufton me dhunën në rritje të orkestruar nga militantët në rajonet veriore dhe qendrore të vendit, duke vendosur në objektiv ushtarët dhe civilët.

OKB-ja mbetet në këto zona me mbi 13 mijë trupa me qëllim për të frenuar dhunën në rritje, por trupat e saj përballen me sulme të rregullta.

Sipas të dhënave të OKB-së, që nga fillimi i dhunës në vitin 2013, të paktën 74 trupa janë vrarë nga mjete shpërthyese të improvizuara.