Vritet Lavdrim Muhaxheri

Lideri i pjesëmarrësve kosovarë në organizatën terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri është vrarë sot gjatë një sulmi nga forcat e koalicionit.

Lajmi për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut një shok i ngushtë i Muhaxherit, i cili kohë më parë ishte arrestuar në dyshimin për terrorizëm.

Vrasjen e e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët e vet Muhaxherit.

Lavdrim Muhaxheri ishte një prej rekrutuesve të parë në Siri, i cili vazhdimisht ka bërë kërcënime ndaj popullit të vet, dhe ka ndikuar në prishjen e imazhit të vendit në rrafshin ndërkombëtar.

Vitin e kaluar ai është parë në video duke prerë koka njerëzish, dhe duke i kërcënuar ata që nuk ndjekin ideologjinë e tyre të sëmurë. /MESAZHI/