Vritet një person në Zllakuqan të Klinës, arrestohen tre persona

Një person është vrarë në Zllakuqan të Klinës pasditen e së premtes, teksa tre të tjerë janë vënë në pranga.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Lajmi.net.

“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin e Pejës. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës”, ka njoftuar ai.

“Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka bërë të ditur më tej Gashi.