Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vuçiq dhe Bërnabiq e fillojnë takimin me serbët e Kosovës

Vuçiq dhe Bërnabiq e fillojnë takimin me serbët e Kosovës

Fillon takimi i Vuçiqit me serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke e mbajtur takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova me të cilët po diskuton për takimin e së enjtes në Bruksel.

Në takim po marrin pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe si dhe kryetarë të komunave në veri si dhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, njofton KlanKosova.tv.

Më pas kreu i shtetit serb do të mbajë fjalimin e paralajmëruar që nga e enjtja kur edhe u takua në kryeqendrën evropiane me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.