Vuçiq thotë se do ta vizitojë fshatin e Drenicës pavarësisht protestave

Veteranët e Luftës nga Skënderaj së bashku me banorë të asaj zone po protestojnë kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në fshatin Banjë të Skënderajt.

E megjithatë, siç njoftojnë mediat serbe, Vuçiq nuk ka hequr dorë nga vizita e tij në këtë fshat, raporton lajmi.net.Sipas tyre, ai ka bërë të ditur se do të tentojë të shkojë atje përmes rrugëve alternative.

Ai më herët foli edhe për protestën e cila është duke u zhvilluar, ku tha se sipas tij, gjërat duhet të zgjidhen me fjalë e jo me armë.