VV: Hashim Thaçi përgjegjës për mosthemelimin e Ushtrisë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar me veprimin e fundit të Presidentit për ta tërhequr projektligjin për FSK-në.

“Jemi këtu për ti shprehur shqetësimet për tërheqjen e projektligjit nga procedimi tutje. Muajt e fundit shumë tema janë kthyer në një retorikë elektorale në prag të zgjedhjeve te parakohshme parlamentare”, ka thënë deputeti i VV-së, Rexhep Selimi

Ai tha se janë një bërë shumë skenar me pasoja të rrezikshme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

“Ne i kishim mbështetur parimisht ndryshimet dhe plotësimet e bëra në ligjin e FSK-së, mirëpo ato nuk erdh në Kuvend”, ka thënë ai, duke e bërë përgjegjës Hashim Thaçin për mungesën e Ushtrisë së Kosovës.