Wenger pritet t’i japë fund aventurës 22 vjeçare te Arsenali

Drejtuesit e skuadrës londineze janë të lodhur me teknikun francez dhe janë të gatshëm të nisin një aventurë të re me një trajner tjetër.

Arsene Wenger pritet të largohet nga Arsenal në fund të këtij sezoni, pas rezultateve jo të mira në Premeirligë dhe ligat tjera ku po marrin pjesë.

Trajneri Arsene Wenger po luan vitin e tij të fundit në krye të Arsenalit, tek e cila skuadër është që nga viti 1996.

Drejtuesit e skuadrës londineze janë të lodhur me teknikun francez dhe janë të gatshëm të nisin një aventurë të re me një trajner tjetër.

Sipas “The Mirror”, dëshira kryesore e Arsenalit është ish futbollisti i tyre, Mikel Arteta.

Spanjolli verën e kaluar u pensionua nga futbolli, për të vazhduar karrierën si ndihmës trajner i Pep Guardiolas në Manchester City.