Werder pritet të ketë deri në 45 milionë euro humbje – shitja e Rashicës duket e pashmangshme

Të gjitha rrugët qojnë drejt shitjes së Milot Rashicës.

Werder Bremen me gjasë nuk do të ketë rrugë tjetër, përveç se ta shes kartonin e yllit të kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Rashica është një nga emrat më të lakuar në merkaton gjermane, me kosovarin që lidhet me skuadra si Leipzig, Dortmund e Liverpool.

Deklaratat e shefit të Werder, Klaus Filbry, që insistojnë se Werder do të ketë humbje deri në 45 milionë euro, shtojnë gjasat për shitjen e Rashicës, transmeton lajmi.net.

Ylli kosovar ka një klauzolë prej 38 milionë eurove, dhe ato para do të mund ta ndihmonin Werderin në krizën e skuadrës.

Për Rashicën, ky me shumë gjasë do të jetë sezoni i fundit me skuadrën e Bremen.