Windows 11 pasurohet me disa funksionalitete shumë të dobishme që gjenden në telefonët Android dhe iOS

Insajderët e Windows në kanalet Canary dhe Dev tashmë kanë akses në versionet e përditësuara të Snipping Tool dhe Photos në Windows 11.

Microsoft do të pasurojë aplikacionet Snipping Tool dhe Photos me veçori të reja për kopjimin e tekstit nga imazhe dhe aplikimin e mjegullës në sfond të fotografive.

Insajderët e Windows në kanalet Canary dhe Dev tashmë kanë akses në versionet e përditësuara të Snipping Tool dhe Photos në Windows 11.

Versioni eksperimental i Snipping Tool tashmë mund të kopjojë tekst nga imazhe dhe këtë tekst mund ta dërgoni në aplikacionet me tekst. Është një opsion i ngjashëm me ato që gjenden në telefonët modernë Android dhe iOS ku kopjoni tekstin nga imazhet.

Por Microsoft e dërgoi më tutje duke fshehur automatikisht e-mail-et dhe numrat e telefonit. Snipping Tool tashmë kombinon më mirë me aplikacionin Phone Link dhe automatikisht tregon një njoftim kur pajisja Android realizon një foto.

Këtë foto mund ta merrni automatikisht dhe nëse përmban tekst, ta kopjoni lehtësisht.

Sa i përket aplikacionit Photos, përdoruesit kanë opsione si aplikimi i mjegullës, kërkimi i përmbajtjeve në fotot e OneDrive, kërkim i vendndodhjes, dhe mbështetje për fotot në lëvizje të Samsung dhe Google.

Mjegulla në sfond aplikohet automatikisht duke identifikuar subjektin dhe ndryshuar sfondin. Përdoruesit mund të përshtatin intensitetin e mjegullës ose madje të ndryshojë cilat pjesë të fotos do të aplikohet.

Kërkimi i përmbajtjes për fotot në OneDrive ju jep mundësi përdoruesve të kërkojnë foto bazuar në gjërat që kanë siç është një foto e një makine apo të një udhëtimi. OneDrive në ueb ka një opsion të ngjashëm.

Microsoft filloi testimin e opsioneve të reja për aplikacionet Photos, Phone Link dhe Snipping Tool me insajderët që do të thotë se përdoruesit e zakonshëm duhet të presin disa muaj përpara se të bëhen të disponueshme gjerësisht.