Windows 11-ta sjell një funksionalitet që ju ka munguar përdoruesve të iPhone

Softueri, për ata që nuk e dinë, ju jep mundësinë përdoruesve të sinkronizojnë thirrjet, mesazhet dhe kontaktet me kompjuterin. Microsoft ka ofruar Phone Link për disa pajisje Android që prej 2015-ës.

Pas një testimi të kufizuar në fund të muajit Shkurt, Microsoft ka filluar lançimin e mbështetjes për iPhone në aplikacionin Phone Link për përdoruesit e Windows 11-ës.

Softueri, për ata që nuk e dinë, ju jep mundësinë përdoruesve të sinkronizojnë thirrjet, mesazhet dhe kontaktet me kompjuterin. Microsoft ka ofruar Phone Link për disa pajisje Android që prej 2015-ës.

Ndërkaq mbështetja për iOS do të vijë tek të gjithë përdoruesit e Windows 11-ës në mesin e muajit Maj.

Sapo të keni akses në këtë funksionalitet, mjafton të kërkoni për Phone Link në fushën e kërkimit të Windows 11-ës ku të vëreni edhe opsionin për të shtuar iPhone që momentalisht është në ngjyrë gri dhe i paaksesueshëm për shumë përdorues.

Sapo të mbërrijë duhet të theksojmë disa kufizime. Gjatë fazës testuese nuk mund ta përdorni aplikacionin për të dërguar imazhe dhe video nga kompjuteri juaj Windows.

Bisedat në grup nuk mbështeten gjithashtu. Softueri funksionon sipas sesioneve dhe mesazhet më të fundit do të vinë kur iPhone dhe PC juaj janë të lidhur.