Windows 12 debuton në Qershor të 2024? Prodhuesit Tajvanez të kompjuterëve e konfirmojnë

Commercial Times, gazeta më e madhe financiare në Tajvan, tha se Microsoft ka planifikuar të lançojë Windows 12-ën në Qershor të 2024.

Microsoft do të debutojë në Qershor të 2024 sipas mediave Tajvaneze të cilat citojnë ekzekutivin e Acer dhe prodhuesin e kontraktuar Quanta.

Commercial Times, gazeta më e madhe financiare në Tajvan, tha se Microsoft ka planifikuar të lançojë Windows 12-ën në Qershor të 2024.

Raportin e ndërtoi bazuar në disa komente të Barry Lam, themeluesi dhe kryetar i prodhuesit të kontraktuar të kompjuterëve Quanta dhe nga Jungsheng Chen, shef ekzekutiv i Acer.

CT nuk ja atribuoi drejtpërdrejtë ekzekutivëve datën e Windows 12, por tha se Lam ka deklaruar që Quanta do të ishte e para që investon në kompjuterët AI, një kategori kompjuterësh që shefi ekzekutiv Pat Gelsinger prezantoi në Korrik.

Edhe pse përcaktimi ndryshon mes kompanive, një kompjuter AI nënkuptrohet si një makineri me proces Meteor Lake, Ryzen aI apo Snapdragon X Elite me fuqi të integruara AI.

Intel do të sjellë prodhuesit e kompjuterëve në New York më 14 Dhjetor për të lançuar kompjuterët AI ndërsa vëmendje më të mëdha pritet të marrin në CES 2024 në Last Vegas.

Vetë Microsoft ka filluar të ofrojë shërbime e softuerë AI si integrimi i Copilot në përditësimin 2023 të Windows 11-ës.

Edhe pse debutimi i Windows 12 në Qershor të 2024 mbetet një mundësi, raportime të ngjashme nga Central News Agency apo DigiTimes nuk përmendin një datë specifike por thjeshtë i referohen vitit të ardhshëm si momenti i debutimit për versionin e ardhshëm madhor të sistemit operativ të Microsoft.