WWF: Popullata e kafshëve të egra ka rënë për 69 për qind

Midis viteve 1970 dhe 2018, popullatat e vëzhguara të kafshëve të egra në Amerikën Latine dhe Karaibe ranë me një mesatare prej 94 për qind.

Popullatat e vëzhguara të specieve të egra – gjitarët, amfibët, zvarranikët dhe peshqit – janë ulur me një mesatare prej 69 për qind që nga viti 1970, sipas një raporti të WWF-së të botuar ditë më parë, i cili thotë se gjendja e natyrës është dëmtuar rëndë dhe se për ruajtjn urgjente e biologjike nevojitet diversiteti.

Duke komentuar gjetjet e “Raportit për gjendjen e planetit”, drejtori i përgjithshëm i World Wildlife Fund International, Marco Lambertini, të shtunën tha se po përballemi me dy kriza të shkaktuara nga njeriu – ndryshimin e klimës dhe humbjen e biodiversitetit, të cilat kërcënojnë mirëqenien e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

“Ky raport paraqet shifra tronditëse. Nëse duam të ndalojmë dhe të kthejmë humbjen e natyrës dhe të sigurojmë një të ardhme të shëndetshme për njerëzit dhe natyrën, përgjigjja duhet të jetë ndryshimi i sistemit”, tha ai.

Deri më tani, baza më e madhe e të dhënave që përfshin pothuajse 32.000 popullata të 5.230 llojeve, Indeksi i Jetës në Planet, i cili është bërë në kuadër të raportit nga Shoqëria Zoologjike e Londrës, tregon se një rënie veçanërisht e mprehtë është regjistruar në mesin e popullatave të vertebrorëve të vëzhguar në rajonet tropikale.

Raporti tregon se në gjithë botën shkaqet kryesore të uljes së popullatave të kafshëve të egra janë degradimi dhe humbja e habitatit, shfrytëzimi, futja e specieve pushtuese, ndotja, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet.

Disa nga këto shkaqe kontribuan në një humbje prej 66 për qind të kafshëve të egra afrikane gjatë periudhës në shqyrtim, si dhe një rënie të përgjithshme prej 55 për qind në Azi dhe Paqësor.

WWF-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar për këtë prirje, sepse bëhet fjalë për rajonet me biodiversitetin më të madh në botë.

Të dhënat nga Indeksi tregojnë në mënyrë specifike se midis viteve 1970 dhe 2018, popullatat e vëzhguara të kafshëve të egra në Amerikën Latine dhe Karaibe ranë me një mesatare prej 94 për qind.

Numri i popullatave të vëzhguara të kafshëve të ujërave të ëmbla u zvogëlua mesatarisht me 83 për qind, prandaj ky grup speciesh është përpara të gjitha të tjerave. Humbja e habitatit dhe pengesat në rrugët migruese përbëjnë rreth gjysmën e të gjitha rreziqeve që kërcënojnë speciet e vëzhguara të peshqve migrues.

Lambertini tha se liderët botërorë në konferencën e biodiversitetit COP15 në dhjetor do të kenë një mundësi për të rivendosur marrëdhëniet e dëmtuara me botën natyrore dhe për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme me një marrëveshje globale ambicioze mbi biodiversitetin, të ngjashme me Marrëveshjen e Parisit.

“Është e nevojshme që kjo marrëveshje të mundësojë veprim urgjent në terren, duke përfshirë transformimin e sektorëve që çojnë në humbjen e natyrës dhe mbështetjen financiare për vendet në zhvillim”, shtoi ai.

Mes tjerash ai thotë se deri më vitin 2030 duhet të kemi më shumë natyrë sesa në fillim të kësaj dekadej, respektivisht më shumë peshq në sistemet e oqeanit dhe lumenjve, më shumë biodiversitet në mbarë botën.

Drejtoresha ekzekutive e WWF-së, Adrije Nataša Kalauz, paralajmëroi se edhe kafshët tona të mëdha – ujku, ariu dhe rrëqebulli – po përballen me problemin e mbijetesës dhe deti ynë është pothuajse plotësisht i peshkuar.

Ajo tha se është përgjegjësi e të gjithëve ne që të bëjmë diçka nëse duam një planet të shëndetshëm për brezat e ardhshëm. Kjo përfshin dekarbonizimin e të gjithë sektorëve, por edhe ndryshimet në mënyrën se si ne prodhojmë dhe konsumojmë produkte, jetojmë, zgjedhim transportin, hamë dhe menaxhojmë burimet e kufizuara natyrore.