X, ish-rrjeti social Twitter, heq titujt prej lajmeve të publikuara në platformë

Ndryshimi u bë ditën e Mërkure në iOS dhe desktop ndërsa pamja e re nuk aplikohet për lidhjet të cilat janë reklama.

X, platforma e njohur si Twitter, ka hequr titujt e lajmeve për lidhjet që postohen në uebsajt, pasi pronari i kompanisë Elon Musk tha se postimet duken më bukur.

Lidhjet e postuara në Twitter tashmë duken sikur të ishin imazhe me një artikull të përfshirë si dhe një copëz teksti në cepin e majtë poshtë të tyre për të treguar domainin e lidhjes.

Nëse përdoruesit duan të vizitojnë faqen duhet të klikojnë imazhin ndërsa dallimi mes një imazhi të thjeshtë dhe një lidhjeje tashmë është minimal.

Ndryshimi u bë ditën e Mërkure në iOS dhe desktop ndërsa pamja e re nuk aplikohet për lidhjet të cilat janë reklama.

Lëvizja për të hequr titujt e lajmeve nisi që prej muajit Gusht. Që kur Musk mori drejtimin e kompanisë, X është shndërruar në një ambient armiqësor për mediat dhe publikuesit.

Edhe pse nuk ka qenë ndonjëherë një platformë që gjeneron trafik për shumë uebsajte lajmesh, platforma përdoret nga media për të shpërndarë apo marrë lajme.