X7 bie nga froni, X8 do të jetë BMW më i shtrenjtë

Aktualisht, SUV më i shtrenjtë BMW është X7 xDrive50i M Sport me një çmim fillestar prej 122,425 dollarë. Megjithatë, së shpejti ai do të rrëzohet nga “froni”.

BMW Blog ka njoftuar nga burime të pa verifikuara, se SUV X8 po bëhet gjithnjë e më i sigurt.

Thuhet se nën emrin kodues G09, X8 nuk do të jetë vetëm një coupe e versionit X7, por BMW ka ndërmend të bëjë SUV më luksoze që të mbushë boshllëkun midis X7 dhe Rolls-Royce Cullinan.

BMW X8 thuhet se ka vetëm ulëse në mënyrë që çdo udhëtar të ketë komoditetin maksimal dhe dizajni nuk do t’i privojë ata nga hapësira, siç është rasti në X4 dhe X6, transmeton KosovaPress.

Spekulohet se do të jetë BMW më e shtrenjtë e mundshme, i cili do të kalojë Alpina B7 (139,350 dollarë), i8 Coupe (147,500 dollarë) M760i (156,700 dollarë) dhe i8 Roadster që kushton 163,300 dollarë.

Me elektrifikim ai mund të jetë edhe më i shtrenjtë, por do të jetë ende larg nga Cullinan çmimi fillestar i të cilit është 325,000 dollarë.