Xhaferi flet shqip si mandatar për formimin e qeverisë maqedonase

Talat Xhaferi, kryeparlamentar

Politikani shqiptar, Talat Xhaferi, i cili së shpejti pritet të bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është duke e mbajtur fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit si mandatar për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se këtë mandat do ta pranojë me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë.

Xhaferi i është adresuar deputetëve në gjuhën shqipe, duke shpalosur pjesë nga programi i tij.