Xhaka “bombardon” Izraelin, ia sjell fitoren Shqipërisë

Shqipëria ka marrë pikët e plota në sfidën e parë në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur në “Elbasan Arena” kombëtaren e Izraelit.

Në ndeshjen e dominuar nga “Kuqezinjtë” rezultati përfundimtar ishte 1 me 0.

Ishte mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka që me një gol të bukur në minutën e 55 i siguroi pikët e plota Shqipërisë.