Xhaxhai vret nipin në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër pasditen e së shtunës. Mësohet se xhaxhai ka qëlluar me armë zjarri nipin e tij, Mirsad Kuçi.

Ende nuk dihet arsyet e këtij krimi. Të shtëna me armë zjarri jande degjuar pranë teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja u shënua rreth orës 16:00.  Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje.