Ballina Lajmet Dy tërmete goditën Elbasanin në orët e para të mëngjesit, ja sa...

Dy tërmete goditën Elbasanin në orët e para të mëngjesit, ja sa ishin magnitudat

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan mëngjesin e kësaj të mërkure në zonat e Gjinarit dhe Shushicës, në qarkun e Elbasanit.

Sipas të dhënave të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, lëkundja më e fortë sizmike u regjistrua në orën 07:33, me epiqendër rreth 12 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe 44 kilometra në juglindje të Tiranës.

Tërmeti kishte një thellësi prej 5 kilometrash.