Xhelal Krasniqi kandidat i Aleancës për kryetar në komunën e Obiliqit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Obiliqit.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se në komunën ku Aleanca udhëheq tash e dy mandate, me shumë kujdes e përkushtim, ofrojmë kandidaturën e profesorit Xhelal Krasniqi.
“Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka bërë të ditur se Xhelal Krasniqi ka mbaruar Medresenë dhe studimet në gjuhën angleze.

“Me përkushtim jetësor në arsim, ai ofrohet për të bashkëqeverisur me qytetarët e Obiliqit, për t’i përfaqësuar më së miri interesat e tyre, në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies. ”, ka shkruar Haradinaj. /telegrafi