Xhuma me përleshje në Jerusalem

Gjatë protestave të organizuara pas namazit të xhumasë në Jerusalem (Kuds), policia izraelite ka intervenuar me spërkatës me piper.

Presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor mori vendim që të njeh Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, si dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi. Vijuan protesta të shumta në mbarë Bregun Perëndimor dhe në kufi me Rripin e Gazës në të cilën gjatë intervenimit të forcave izraelite, u lënduan shumë palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të premten u mbajtën protesta të besimtarëve pasi falën namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa. U planifikua marshi deri te Portat e Damaskut ku policia izraelite vendosi barrikada të hekurta. Në këtë mënyrë dëshiruan të pengojnë palestinezët që të arrijnë deri te Portat e Damaskut por edhe në rrugët e Kudsit.