Xhumaja, dita më madhështore e javës

Muhammedi a.s ka thënë:”Me të vërtetë, dita e xhuma është zonja e ditëve dhe është më madhështorja tek Allahu. Ajo është më e madhe tek Allahu se dita e kurban bajramit dhe ajo e fitër bajramit. Në te ka pesë veqori:

1- Në këtë ditë, Allahu e krijoi Ademin a.s
2- Në te, e zbriti ate në tokë
3- Në te, Allahu e vdeku Ademin a.s
4- Në te, ka një orë, nuk ndodhë që në te me e lutë robi Allahun, e mos me ju përgjigjë Ai, i lartësuar qoftë, përderisa robi nuk lutet për haram
5-Në te ndodhë kijameti

Nuk ka Melek të afruar tek Allahu, as qiell, as tokë, as frymë, as malë, as deti, pos se secili nga këto, do kërkoj mbrojtje në ditën e xhuma” Ibn Maxheh.

O Allah na mbrojë dhe neve dhe na jep nga mirësitë e kësaj dite.

Nga: Husamedin Abazi