Xiaomi 14 Pro mund të bëhet smartfoni i parë Android me një veshje të plotë prej titani

Xiaomi 14 Pro mund të bëhet telefoni i parë Android që kalon në veshjen e re të smartfonëve dhe raportohet se do të debutojë vetëm pak muaj pas iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

Një trend i ri është shfaqur tek smartfonët të cilët po fillojnë përdorimin e kasave prej titani dhe sipas një informatori të industrisë, kalimi i parë do të bëhet nga një emër jo i padëgjuar por i pazakontë.

Xiaomi 14 Pro mund të bëhet telefoni i parë Android që kalon në veshjen e re të smartfonëve dhe raportohet se do të debutojë vetëm pak muaj pas iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

Ice Universe tha se krahas Xiaomi 14 Pro do të mbërrijnë edhe Xiaomi 14, Xiaomi 14 Pro Plus dhe Xiaomi 14 Ultra në një total prej katër modelesh të reja Xiaomi.

Por shqetësimi i madh në lidhje me ndryshimin e ri të Xiaomi 14 Pro është sesa do të kushtojë telefoni me ndërtim prej titani.

Spekulohet se edhe iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të kenë një kornizë titani të Gradës së 5 duke i dhënë një cilësi superiore krahasuar me çelikun apo aluminin e përdorur në gjeneratat e kaluara.

Është çështje kohe përpara se ky material të përdoret në ndërtimin e smartfonëve dhe tabletëve. Apple lançoi vitin e kaluar Apple Watch Ultra me një veshje titani ndërsa Samsung spekulohet se do të sjellë këtë material ekskluzivisht në Galaxy S24 Ultra.